Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në mëngjes është raportuar për zhdukjen e një personi në rajonin e Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se mosha e personit është 32 vjet. Sipas tij, ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Ai theksoi se gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq.
Njoftimi i plotë:
Me datën 27.11.2025, rreth orës 10:05, kemi pranuar informacion nga familjarët se një person mashkull kosovar, i lindur në vitin 1993, ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq.
Njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e personit.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Person i zhdukur”.






