Zhduket një 13-vjeçare në Gjakovë, nëna e saj thotë se u nis për shkollë e nuk u kthye më

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Gazeta mëson se së fundmi, një nënë nga Gjakova ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e vajzës së saj të mitur.

Ajo ka raportuar se vajza e saj 13-vjeçare është zhdukur që nga dita e enjte.

Me datën 12 dhjetor, e mitura ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Nëna gjakovare ka thënë se që nga dita e enjte nuk kanë asnjë informacion për vendndohjen e vajzës së tyre 13-vjeçare.

Ndërkaq, Policia tashmë ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit