spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Zhduket 16-vjeçarja nga Ferizaj – doli për në shkollë dhe nuk u kthye më në shtëpi

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Ferizaj, pasi një vajzë 16-vjeçare rezulton e zhdukur prej disa ditësh.

Më 9 mars 2026, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor në Ferizaj është paraqitur B. O, i cili ka raportuar se vajza e tij A. O, e lindur në vitin 2009, është zhdukur që nga 6 marsi.

Sipas deklarimit të tij, rreth orës 14:00, vajza kishte dalë nga shtëpia në fshatin Gaçkë për të shkuar në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini”, ku vijon mësimet, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët kanë deklaruar se vajza nuk kishte pasur më parë raste të ngjashme, nuk kishte konflikte në familje apo me persona të tjerë dhe largimi i saj konsiderohet i pazakontë.


Pas raportimit të rastit, në kërkim janë përfshirë njësitë e hetimeve rajonale, të cilat në konsultim me Prokurorin kujdestar kanë iniciuar rastin si “Person i zhdukur”.

Rasti tashmë është referuar te njësitë e hetimeve për procedura të mëtejshme, ndërsa policia po punon për lokalizimin e 16-vjeçares dhe zbardhjen e rrethanave të zhdukjes së saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit