Një rast i rëndë vjedhjeje brenda familjes ka tronditur një familje në Gjakovë, ku mbi 20 mijë euro dhe gjësende me vlerë dyshohet se janë zhdukur nga një shtëpi, ndërsa dyshimet e para bien mbi vetë djalin e familjes.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ankuesi ( emër i njohur për Sinjalin) ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi kishte kuptuar se nga shtëpia i mungonin para dhe gjësende me vlerë të konsiderueshme.
Sipas deklarimit të tij, dyshimet kryesore janë mbi djalin e familjes ( emër i njohur për Sinjalin), për të cilin ka thënë se edhe më parë kishte kryer vjedhje brenda shtëpisë.
Sinjali mëson se pas zhdukjes së parave, i dyshuari është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti ka shkaktuar tension dhe tronditje te familjarët, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit.









