Banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba, ka hapur zemrën me banorët e shtëpisë për jetën që bënte gjatë martesës.
Ajo tregoi se të ardhurat i kontrollonte një person në familje, pasi kishte katër kurora në shtëpi.
“Pesë vite të zgjohesh në orën 6 të mëngjesit sepse bija në gjumë në 12 të natës. Dhe prap isha top studente. Tradita familjare po, zonjë shtëpie po, punë shtëpie po, hyrja –dalje pritje, po. Shoqëria e ngushtë e tij kur më shohin, më shohin me lot në sy. Kur e kam bërë daljen e parë televizive, shumë më kanë shkruar që iu mungoj kushërirët e tij. Më dhimbset vetja”, tha Alba.
Ajo shtoi më tej se, pavarësisht kushteve materiale, mungesa e rehatisë në shtëpi është një pengesë e madhe për lumturinë: “Lagjja ku isha unë ishte lagja më në top formë, dhe kushtet ishin. Por t’i kesh të gjithë lekët e botës, po s’pate rehati në shtëpi s’vlen gjë”.
Ndërkohë, banori tjetër, Toney, komentoi për mënyrën se si krijohen kushtet: “Kushtet bëhen”.
Biseda ndërmjet Albës dhe Toneyt vijoi duke trajtuar edhe marrëdhëniet mes gjinisë dhe financave. Sipas tyre, femrat shpesh financohen nga meshkujt duke ua plotësuar preferencat seksuale, një temë që ka nxitur diskutime të shumta në shtëpinë e BBV Kosova.
Alba ka zgjuar debat mes banorëve duke reflektuar mbi realitetin e brendshëm të familjeve me pamje të jashtme perfekte, por me mungesë të ngrohtësisë dhe rehatisë në jetën e përditshme.








