Selin Bollati ka pasur një avantazh si kapitene e javës për të dërguar banorët që ajo do në nominim.
Ajo zgjodhi veten si dhe katër të tjerë që janë: Ina, DJ Gimbo, Miri dhe Rogerti.
Në një bisedë me Mirin, banorja i thotë se do që vetëm ai të mos dalë jashtë këtij formati, për shkak të lojës që kanë krijuar.
“Një person në atë pesëshe që nuk më intereson je ti. Që nuk më intereson të dalë jashtë, të tjerët nuk ka problem. Po edhe Greta, unë lojën nuk e kam me Gretën. As nuk e kam ndërtuar dhe as nuk më lidhet me Gretës”, u shpreh ajo.
Tutje në një bisedë që kishte me Stelinën i kishte thënë: “Për mua nuk është mirë me dalë Miri, jo Gimbo”.








