spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Zgjedhjet: VV-ja fiks 50 për qind, PDK-ja vendnumëro, LDK-ja tkurret dhe AAK-ja pak mbi prag

Tashmë KQZ-ja ka prezantuar rezultatet e përmbledhura, ndonëse ende nuk janë numëruar votat me postë të ardhura nga diaspora. Sidoqoftë, rezultatet tregojnë një rritje të VV-së, një vendnumëro të PDK-së, tkurrje të konsiderueshme të LDK-së dhe AAK-ja që mezi arrin te 50 mijë votëshi.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit aktualisht ka rrafsh 50 për qind të votave. Më saktë, VV-ja ka marrë 50.01 për qind të votave ose përkthyer në vota, Kurti e VV-ja kanë marë 447 mijë e 767 vota. Kjo shifër e tejkalon edhe rezultatin rekord të VV-së më 14 shkurt të vitit 2021, kur mori 438 mijë vota.

Ndërsa PDK-ja, e cila nuk është rritur, megjithatë ka arritur të ruajë votën e saj. Akutalisht, PDK-ja ka 185 mijë e 704 vota ose përktyer në përqindje 20.74 për qind. Kjo nënkupton që PDK-ja po e menaxhon votën, duke mos u rritur, por as duke mos u tkurrur si LDK-ja.

Në anën tjetër, LDK-ja ka pasur oscilimin më të madh të votave. LDK-ja aktualisht ka vetëm 120 mijë e 300 vota ose përkthyer në përqindje i bie 13.44 për qind të votave.

AAK-ja ka arritur të qëndrojë mbi pragun pesë për qindësh. Deri tani AAK-ja e Ramush Haradinaj ka 5.58 për qind të votave ose 49 mijë e 981 vota.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit