Zgjedhjet në Serbi – Kurti i bën thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni “Koalicionin Shqiptar” me numrin 17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje publike shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të mbështesin listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e cila garon me numrin 17.

Përmes një postimi, Kurti kujtoi takimin e mbajtur më 29 shtator me krerët e subjekteve politike shqiptare të Luginës, ku u arrit marrëveshja për bashkimin në një listë të vetme zgjedhore.

Kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët e Luginës kanë të drejtë të ndërtojnë jetën në tokat e tyre me mundësi të barabarta, duke nënvizuar se diskriminimi dhe pasivizimi kërkojnë një përgjigje të fuqishme demokratike.

“Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike, përmes solidaritetit, këmbënguljes dhe pjesëmarrjes. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin,” u shpreh Kurti.

Kurti u bëri thirrje të veçantë edhe të gjithë bashkëkombësve që jetojnë në Kosovë, por që gëzojnë të drejtën e votës në Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë, që të udhëtojnë drejt vendlindjes për të ushtruar të drejtën e tyre politike.

Kjo thirrje e kryeministrit vjen në prag të procesit zgjedhor në Serbi, ku shqiptarët e Luginës synojnë të sigurojnë përfaqësim dinjitoz politik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit