Zgjedhjet në pesë bashki të Shqipërisë, Rama u bën thirrje qytetarëve të votojnë

Zgjedhje sot ka edhe në Shqipëri.

Konkretisht, zgjedhjet do të mbahen në pesë bashki të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët për një të diel të qetë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në votimet e sotme për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:


“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë.”

Sot, mbi 335 mijë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, ndërsa procesi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit