Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 29 gusht ka përfunduar afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Nga data 23 korrik deri më 29 gusht, KQZ ka pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46,015, ndërsa janë refuzuar 10,094 aplikime.
“Të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Më gjerësisht: https://kqz-ks.org/te-dhena-nga-perfundimi-i-regjistrimit-te-votuesve-jashte-kosoves-per-votim-me-poste-ne-zgjedhjet-lokale-2025/










