spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Zgjedhjet lokale, Abdixhiku zyrtarizon kandidaturat: Përparim Rama sërish do të garojë për Prishtinën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një konference për shtyp ka shpallur zyrtarisht kandidatët e partisë për zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Abdixhiku njoftoi se Përparim Rama do të jetë sërish kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës. Ai theksoi se procesi konsultativ për përzgjedhjen e kandidatëve ka nisur prej kohësh dhe ka qenë i mbështetur nga një frymë e madhe vullneti.

“Kemi nisur procesin konsultativ tash e sa kohë, në një frymë të vullnetit të madh. Në këtë mbledhje, me unanimitet të plotë, u zyrtarizuan këto kandidatura: për Prishtinë – Përparim Rama, për Lipjan – Imri Ahmeti, për Obiliq – Xhafer Gashi. Po ashtu, janë zyrtarizuar edhe 990 kandidatë për asamble në 32 komuna ku merr pjesë LDK-ja. Jemi në një frymë të shkëlqyeshme,” tha Abdixhiku.

“Përparim Rama – PRISHTINË, Imri Ahmeti – Lipjan, Xhafer Gashi – OBILIQ, Besnik Osmani – Fushë Kosovë , Ekrem Hyseni – Podujevë, Gazmend Heta – Drenas, Xhafer Tahiri – Vushtrri, Gëzim Plakolli – Mitrovicë, Gazmend Muhaxheri – Pejë, Ilir Ferati – Istog, Bexhet Xheladini – Dragash, Driton Selmanaj – Prizren, Ardian Shala – Suharekë, Visar Azemi – Ferizaj, Kastriot Shabani – Shtime, Valmir Ahmeti – Shtrpcë, Sokol Haliti – Viti, Arbër Ismajli – Gjilan , Bajrush Ymeri – Novobërdë, Ruzhdi Shehu – Junik, Shefqet Shehu – Gjakovë, Jeton Mushkolaj – Deçan, Burim Krasniqi – Rahovec”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit