spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Zgjedhjet e sotme: Rreth 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtjen e votës

Rreth 100 prokurorë të shtetit dhe stafi mbështetës i sistemit prokurorial janë angazhuar në zgjedhjet e sotme për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.

Në një komunikatë për media, Prokurori i Shtetit bëri të ditur se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa parregullsi.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prokurorët janë duke qëndruar në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, po mbikëqyr mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonalë, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ, për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent zgjedhor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit