spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

Zgjedhja e Presidentit, Haxhiu kritikon opozitën: Qasjet destruktive i pamë vitin e kaluar, qytetarët u dhanë mesazh të qartë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar opozitën, e cila sipas saj nuk ka propozuar asnjë emër për president.

Haxhiu e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e veprimit nga ana e deputetëve të Parlamentit.

“Mungesa e vullnetit në këtë drejtim, shpërfillja e përgjegjësisë që kanë deputetët e Kuvendit, për mua është e pajustifikueshme dhe e paarsyeshme”, deklaroi kryeparlamentarja.

Më tutje Haxhiu tha se qasjet destruktive janë parë edhe vitin e kaluar, por sipas saj, qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre përmes votës.

“Situata me qasje destruktive i kemi parë vitin e kaluar, por atyre besoj u ka dhënë mesazh vullneti qytetar, gjegjësisht qytetarët në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha Haxhiu para mediave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit