spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Zëvendëspresidenti Vance lavdëron sulmin ajror ndaj Iranit: Goditëm një objektiv sa një makinë larëse nga gjysma e botës

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, ka vlerësuar fuqishëm pilotët amerikanë për realizimin e sulmit ajror ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke e cilësuar operacionin si një dëshmi të “fuqisë së jashtëzakonshme” të ushtrisë amerikane.

Në një paraqitje në emisionin “Meet the Press” të NBC-së të dielën në mëngjes, Vance tha se pilotët fluturuan nga Missouri dhe goditën me saktësi një objektiv me përmasat e një “makine larëse” në Iran, pa u ulur asnjëherë në Lindjen e Mesme. “Është vërtet një operacion i pabesueshëm”, tha ai.

Sulmi përfshiu shtatë bombardues B-2 dhe gjithsej 125 avionë ushtarakë, përfshirë avionë luftarakë dhe cisterna karburanti, sipas Pentagonit. Bombat e hedhura kishin peshë deri në 15 mijë tonë dhe goditën me saktësi objektiva të caktuar bërthamorë.

Vance theksoi se operacioni vonoi ndjeshëm programin bërthamor të Iranit, por refuzoi të japë detaje specifike mbi sa vite mund të jetë shtyrë progresi i Teheranit. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes për të vendosur trupa në tokë për një konflikt të zgjatur.

Zëvendëspresidenti qëndroi pranë presidentit Donald Trump të shtunën mbrëma, ndërsa ky i fundit e shpalli operacionin një “sukses të plotë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit