“Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten – Qeveria Kurti 3, nuk do të bëhet”

Njëri prej figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Infrastrukturës pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta në skenën politike.

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka vlerësuar se ky veprim do të shtojë edhe më tej pakënaqësitë brenda Vetëvendosjes.

“Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten vazhdimisht në publik, janë të shumtë! Ndërrimi i kandidatit ishte zgjidhja që u dëshmua e patjetërsueshme. Sidoqoftë, bllokada disa-mujore u tejkalua në pjesën kryesore nga ndërrimi i kandidatit. Me zgjedhjen e Kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, Kosova tash është afër tejkalimit të plotë të ngërçit institucional e politik”, ka shkruar ai.

Ramadani shtoi se hapi final duhet të ndodhë menjëherë.

“Hapi i fundit rreth tejkalimit të plotë të bllokadës duhet të ndodh nesër, jo më larg. Qeveria Kurti 3 nuk do të bëhet. Të gjitha këto ngjarje të këtyre muajve janë dëshmitë finale pse nuk ka dhe nuk duhet të ketë Qeveri Kurti 3”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit