Zemaj zbulon detaje: LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Armend Zemaj, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti tashmë ka arritur një dakordim për bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit.

Zemaj deklaroi se bëhet fjalë për një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht të përafërt me LDK-në, ku secila palë do të ruajë subjektivitetin e vet, ndërsa garimi do të zhvillohet brenda listës dhe me logon e LDK-së.

“Ajo që është diskutuar dhe na është paraqitur nga kryetari është një bashkëpunim parimor dhe ideologjikisht i përafërt me LDK-në, duke ruajtur subjektivitetin e secilit në këtë garë zgjedhore brenda listës së LDK-së”, ka deklaruar Zemaj.


Ai ka bërë të ditur se listat zgjedhore pritet të dorëzohen më 12 maj, ndërsa një pjesë e kandidatëve do të jenë nga lista e Osmanit.

“Mund të jetë rreth 20 anëtarë të rinj nga ajo që propozon, besoj që do të jenë emra që i përshtaten edhe profilit të së djathtës”, u shpreh Zemaj.

Zemaj shtoi se përgjegjësia për krijimin e listës dhe partneritetet i takon kryetarit të LDK-së, ndërsa nënvizoi se qëllimi i përbashkët mbetet ndryshimi i qeverisjes aktuale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit