Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj se seanca e thirrur nga Vetëvendosja për në orën 11:00 është treni i fundit’’ për të fshehur mungesën e numrave.
‘’Po ju drejtohem përmes konferencë e cila është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11 nga VV’ja. Një seancë e cila është një mjet popullist dhe veprim politik më të cilin VV’ja është mësuar të veprojë. Për të fshehur mungesën e numrave, sot po provohet treni i fundit, një seanca jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues. Vetëm që Kurti dhe VV’ja të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të saj’’, ka deklaruar ai.
Më tej, Zemaj bëri të ditur se LDK s’merr pjesë në këtë seancë të cilën e cilësoi si ‘’proces të papërgjegjshëm’’.
‘’LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. LDK refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën VV po tenton sërish të përdor institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike.’’, ka thënë ai.










