spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Zemaj: LDK-ja do të votojë nesër kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nesër do të marrin pjesë në votimin për kryeparlamentar.

Zemaj tha se deputetët e LDK-së do të votojnë kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi, që në tri seancat e fundit ishe Albulena Haxhiu.

“Ne do të votojmë nesër, por do të votojmë kundër, Albulena Haxhiun apo kushdo që do të jetë kandidat i propozuar nga VV-ja”.

“Vota e LDK-së do të jetë kundër, që është votë përbërëse e vendimmarrjes, por me kundërshtim politik për shumë arsye”, tha Zemaj.

Tutje, ai tha se LDK-ja nuk ka ndonjë preferencë për emër dhe se këdo që e propozon VV-ja, pozicioni i tyre do të jetë kundër si vendimmarrje politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit