Deputeti Armend Zemaj u shpreh sot para seancës për konstituimin e Kuvendit se beson që Lëvizja Vetëvendosje do të gjejë mirëkuptimin dhe konsenzusin për të kryer procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Ai theksoi se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që më pas të kalojë në diskutimin për formimin e Qeverisë së re.
“Ajo çka duhet të jetë kërkesë, besojmë që Lëvizja Vetëvendosje do ta gjejë mirëkuptimin, konsenzusin dhe mirëbesimin që sa më shpejt ta kryejmë procedurën e zgjedhjet së Kryetarit të Kuvendit, konstituimit të Kuvendit dhe të kalojmë atëherë kush mund ta bëjë Qeverinë”, tha Zemaj.






