Zemaj: Albin Kurti është uzurpator, VV-ja nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke e quajtur atë “uzurpator”.

Zemaj theksoi se VV-ja nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por përkundrazi, është e orientuar vetëm nga pushteti.

Ai gjithashtu theksoi se për të zgjidhur situatën politike, është e nevojshme të gjendet një rrugë demokratike.

“VV-ja nuk i njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm pushtetin. Ne duhet të gjejmë rrugë demokratike. Nuk ka vullnet në formën që e imponon Kushtetuta, rregullorja e punës së Kuvendit. Ardhja e 40-të tregon që uzurpatori i ndërtesës që është përballë, është dëshira që ai të qëndrojë në atë ndërtesë”, tha Zemaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit