spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Zelensky: Marrëveshja për mineralet mes Ukrainës dhe SHBA mund të nënshkruhet të enjten e ardhshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka folur gjatë një konferencë për shtyp këtë pasdite, duke prekur disa çështje. Ai ka zbuluar se një marrëveshje shumë e pritur për mineralet me SHBA mund të nënshkruhet gjatë një takimi online të enjten që vjen.

Donald Trump ka shtyrë për një marrëveshje që do të lejojë SHBA-në të ndajë fitimet nga burimet natyrore dhe mineralet kritike të Ukrainës. Ky është një propozim që ai e sheh si një shpërblim për ndihmën ushtarake që Uashingtoni ka ofruar për Ukrainën gjatë presidencës së Joe Biden.

Zelenskyy ka akuzuar më parë SHBA-në për “ndryshimin konstant” të kushteve të marrëveshjes së propozuar, por ai shtoi se nuk dëshironte që Uashingtoni të mendonte se Kievi është kundër saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit