spot_img
Saturday, November 8, 2025
spot_img

Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar si më të mirën dhe më produktiven bisedën e fundit që ka zhvilluar me presidentin amerikan Donald Trump.

“Sa i përket bisedës me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, e zhvilluar dje, ajo ishte ndoshta më e mira që kemi pasur gjatë gjithë kësaj kohe, më produktive,” deklaroi Zelensky për mediat ukrainase.

Ai theksoi se ndihma amerikane, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes ajrore, mbetet thelbësore për sigurinë e vendit të tij.

“Sistemi Patriot në veçanti është çelësi për mbrojtjen nga kërcënimet balistike,” shtoi presidenti ukrainas, duke shprehur mirënjohje për gatishmërinë e Trump për ta mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit