Ish – karateisti i mirënjohur i Kosovës, Naim Zeka, ka treguar një detaj interesant për Oliver Ivanoviqin.
Zeka tregon se si me një koleg nga Podujeva, që ishin në udhëheqësi të karatesë në fund të viteve të 80-ta, e kundërshtuan Oliver Ivanoviqin, i cili i printe Lidhjes së Karatesë së Kosovës.
Zeka ka qenë kampion i ish-Jugosllavisë në kategorinë e juniorëve në karate.
Ivanoviqi e kishte provokuar rëndë Zekën.
Kujtoni ndonjë episod me Oliver Ivanoviqin?
“Po, ai më tha njëherë: ‘Ju jeni ahmak, çka mendoni ju shqiptarë, kurrë nuk bëhet.’
Ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Karatesë së Kosovës.
Edhe më pas më tha:
‘Do i them gazetarit të shkruaj se çfarë i them unë.
E çka mendoni ju shqiptarët, kurrë nuk bëhet.’
E kemi kundërshtuar unë me një koleg të Podujevës, me të cilin kemi qenë në udhëheqësi të Lidhjes së Karatesë,” tregon Zeka.
Zeka tha se tani kanë tentuar që te arestojnë, shkak Ivanoviqi: “Pasi isha përplasur me Ivanoviqin, në sallën e Ferizajt kanë ardhur me pesë policë për të më arrestuar.
Fati deshi që unë të dilja katër minuta më herët.
Nga aty kam ikur për në Perëndim, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët”.









