Deputeti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar pasi është dënuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 6 muaj burg për nxitje të përçarjes e mosdurimit.
Azemi ndonëse është dënuar për një vepër të tillë, në reagimin e tij ka vazhduar me gjuhë të njëjtë. Ai ka thënë se “ ata që po i lirojnë terroristët serbë, po i dënojnë aktivistët shqiptarë”
“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali.Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë. Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim.
E, kësaj deklarate i reagoi gazetari Milaim Zeka.
Reagimi i tij:










