spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e përbashkët hap historik drejt bashkëpunimit rajonal

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, e ka cilësuar si një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal mbledhjen e sotme mes dy qeverive që mbahet në Prishtinë.

“Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar. Partneriteti ynë sot është më i fortë se kurrë!”

Sipas saj, në agjendë janë marrëveshje konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

“Ky është vizioni për një të ardhme më të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës!”, shkruan ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit