Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ishte në takim me qytetarë në Skënderaj.
Atje u prit me brohorima dhe fishkëllima nga simpatizantë të PDK-së.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka publikar pamjet e ngjarjes, ku shihet Kurti duke biseduar me qyetarë, derisa fishkëllohej dhe ‘sulmohej’ me mjete piroteknike ndaj tij.
“I pandalshëm. I pathyeshëm. Albin Kurti”, shkruan ai në mbishkrimin e videos.






