spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Zëdhënësi i qeverisë demanton gazetarin serb, që tha se gruaja e Kurtit jeton në Beograd

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas deklaratës së gazetari serb, Branislav Kërstiq, i cili në emisionin “Politiko”, tha se gruaja e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit është duke jetuar dhe punuar në Beograd.

“Gruaja e kryeministrit tonë është e punësuar në Beograd”, ka thënë Kërstiq mbrëmë.

Këto deklarata, zëdhënësi i Qeverisë i ka quajtur të pavërteta, duke thënë se bashkëshortja e Kurtit është e punësuar vetëm në NUPI dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është lajm i rremë. Bashkëshortja e Kryeministrit Kurti është e punësuar vetëm në NUPI (Insituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Gjithashtu, nuk është anëtare në asnjë bord askund”, ka thënë Kryeziu.

Kërstiq, mbrëmë është shprehur i bindur se gruaja e Kurtit është e punësuar në një kompani ndërkombëtare, e cila e monitoron dhe udhëheq prodhimin e elektricitetit në Serbi.

“Gruaja e z.Kurtit është duke punuar në Beograd. Është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e cila është duke monituru dhe udhëheq krejt prodhimin e elektricitetit në Serbi në shtetin e Serbisë”, ka thënë Kërstiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit