spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Zbuloi tradhëtinë në koncertin e Coldplay, 28-vjeçarja që filmoi çiftin e famshëm: Kush luan lojëra budallaqe, fiton çmime budallaqe

Videoja virale që zbuloi CEO-n e kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, në një përqafim intim me shefen e Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, gjatë koncertit të grupit “Coldplay” në Boston, është filmuar nga Grace Springer, një 28-vjeçare nga New Jersey.

Springer, një fanse e zjarrtë e grupit, ndodhej në koncert me miqtë kur kamera e stadiumit fokusoi Byron dhe Cabot, të përqafuar. Reagimi i menjëhershëm i çiftit – ku CEO u fsheh pas një barriere dhe Cabot mbuloi fytyrën nga sikleti – ndezi rrjetin, duke bërë që videoja të shpërndahej me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për The Sun, Grace shpjegoi se nuk kishte ide për identitetin e dy personave kur postoi pamjet:

“Një pjesë e imja ndihet keq që videoja ua përmbysi jetën, por kur luan lojëra budallaqe, fiton çmime budallaqe.”

Videoja e saj ka mbledhur mbi 46 milionë shikime dhe afro 5 milionë pëlqime, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe diskutimesh në rrjet.

Pavarësisht pasojave për personat e përfshirë, Grace u shpreh me shpresë për bashkëshorten e CEO-s:

“Shpresoj që kjo video të jetë një bekim i maskuar për të — një mundësi për të rifilluar jetën dhe për të gjetur lumturinë që meriton.”

Ngjarja ka hapur diskutime të gjera mbi etikën në vendin e punës, besnikërinë dhe ndikimin e mediave sociale në jetën private të individëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit