Nuk ka më dyshime! Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, duket se nuk po arrin më ta mbajë aq sekret personin që po e shoqëron së fundmi.
Bia ndodhet këto ditë në Milano, në kohën kur qyteti po jeton atmosferën e Javës së Modës.
Ajo publikoi një moment të qetë në tavolinë, ku në sy bien ëmbëlsira dhe një palë syze. Por, disa orë më herët, nga i njëjti ambient kishte postuar edhe një tjetër personazh. E njëjta tavolinë, e njëjta ëmbëlsirë dhe, po, edhe syzet që shfaqen në postimin e Bias.
Dhe personi në fjalë është… Arban Dili. Arbani është një emër mjaft i njohur në Instagram, sidomos për ata që e ndjekin prej vitesh.
Prishtinasi ka krijuar audiencën e tij përmes postimeve nga përditshmëria, udhëtimet, fitnessi dhe stili i jetës. E kjo nuk është prova e vetme. Bia publikoi edhe një fotografi me dy akullore, zemra rozë dhe këngën “Romeo & Juliet”, pikërisht nga Galleria Vittorio Emanuele II.
Nga i njëjti vend, pothuajse në të njëjtën kohë, kishte postuar edhe Arbani. Postimet në orare të ndryshme ndoshta janë bërë pikërisht që gjithçka të dukej si rastësi, por këtë herë detajet i tradhtuan.
Mesa duket, dyshja po japin gjithnjë e më shumë shenja se mund të jenë çifti më i ri i shoëbizit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre.








