Zbulohet identiteti i shoferit të dyshuar për aksidentin fatal në Vermicë ku humbi jetën polici

Është mësuar identiteti i shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në orët e para të mëngjesit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, ku humbi jetën një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.


Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është Dardan Demaj, rreth 28 vjeç, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30, kur Dardan Demaj, duke drejtuar një Porsche Cayenne, po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtim të Pikës Kufitare Vermicë.


Dyshohet se, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet dhe rrethanat e rrugës, ai ka goditur zyrtarin policor Rexhep Gashi, rreth 60 vjeç, i cili ishte në patrullim në këmbë dhe po kalonte rrugën.

Përplasja rezultoi fatale, ndërsa vdekja e policit u konfirmua në vendin e ngjarjes nga ekipi emergjent.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori kujdestar, drejtues të Policisë së Kosovës dhe njësitë kompetente hetimore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.


Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i zyrtarit policor është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit