Një listë e ngjyrave të mundshme për linjën e ardhshme të iPhone 17 të Apple po bën bujë në rrjete sociale.
Të nxitura nga rrjedhja e supozuar e dy imazheve që tregojnë mbulesat e kamerave nga një përdorues i quajtur yeux1122, faqet e thashethemeve të Apple kanë arritur në përfundimin se janë zbuluar pesë ngjyra për një model bazë të iPhone 17 dhe katër ngjyra për atë që është referuar si një iPhone 17 Air më i hollë, shkruajnë mediat e huaja.
Deri më tani, nuk ka rrjedhje të ngjashme se në cilat ngjyra do të jetë i disponueshëm një iPhone 17 Pro ose Pro Max i ri.
Sipas imazheve të rrjedhura, iPhone 17 bazë mund të jetë i disponueshëm në këto ngjyra: i zi, i kaltër, argjend, vjollcë dhe i gjelbër.
Ndërsa iPhone 17 Air mund të jetë i disponueshëm në këto ngjyra: i zi, i kaltër i hapur, ari dhe argjend.
Por, deri në zbulimin e telefonit, këto mbeten vetëm thashetheme.






