Tirana pritet të jetë mikpritëse e një koncerti të madh ndërkombëtar më 11 korrik 2026, ku artisti Kanye West do të mbajë një performancë “one-night-only”.
Ministri i Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se për eventin do të ngrihet një stadium provizor në zonën e Kasharit, pranë rrugës dytësore të autostradës, i cili do të qëndrojë për disa javë.
Sipas tij, projekti është i financuar nga organizatorët privatë, ndërsa shteti do të ofrojë mbështetje dhe koordinim për të garantuar mbarëvajtjen e eventit.









