spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zbulim arkeologjik në Ulpianë

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, njoftoj se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.

Ky zbulim vjen pas identifikimit të mbishkrimit të parë që përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan.

Mbishkrimi i sapozbuluar dëshmon ndërtimin e një bazilike episkopale dhe, sipas ministrit Çeku, përbën një nga të vetmet dedikime të njohura të Justinianit në vendin e prejardhjes së tij.

“Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet,” shkruan Çeku, duke theksuar se hulumtimet në Ulpianë dhe Dresnik po zhvillohen në prona publike të shpronësuara gjatë vitit të kaluar.

“Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”, përfundon ministri Çeku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit