Zbarkimi i policisë në rrugën “Bajram Bahtiri”, Policia: Po asistojmë për votim me kusht për disa persona në arrest shtëpiak

Policia e Kosovës ka sqaruar praninë e forcave të shumta policore në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, pas interesimit të Sinjalit për angazhimin e tyre në atë lokacion.

Sipas Policisë, prezenca e zyrtarëve policorë ka qenë në kuadër të asistimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me qëllim të mundësimit të votimit me kusht për persona që ndodhen në masën e arrestit shtëpiak.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se policia ka ofruar vetëm mbështetje për realizimin e të drejtës së votës së këtyre personave.


“Ne ju asistojmë KQZ-së për çështje të votimit me kusht, që janë disa persona të atyre që janë të ndaluar me arrest dhe tash ne ju asistojmë për me kry të drejtën e votimit. Kjo është veç asistencë të votimit me kusht që e kanë ata”, ka deklaruar Kelani.

Sinjali ka kontaktuar edhe me KQZ dhe është në pritje të një konfirmimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit