spot_img
spot_img
Saturday, March 14, 2026
spot_img
spot_img

Zarf në BBVA, Gimbo lexon vendimin e “Vëllait të Madh “

Pas një jave të ngarkuar me debate të ashpra, kërcënime dhe tensione, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndryshojë tërësisht atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Për të zbutur gjakrat dhe për t’u rikthyer buzëqeshjen banorëve, produksioni ka marrë vendim që të sjell një lojë të re mjaft argëtuese.

Së fundmi, në shtëpi ka mbërritur një zarf i cili i është besuar Gimbos për t’u lexuar para të gjithë grupit në dhomën e ndenjes. Bëhet fjalë për të famshmen “Sfida e buzëqeshjes”, e cila do të testojë si vetëkontrollin ashtu edhe sensin e humorit të konkurrentëve.

Për ta bërë lojën edhe më interesante, “Vëllai i Madh” ka vendosur rregulla strikte për ndarjen e çifteve, duke mos i lënë ata të zgjedhin vetë me kë duan të jenë.

“Banorë, është momenti të ndaheni në çifte për të realizuar një sfidë, e njohur si ‘Sfida e buzëqeshjes’. Dy e nga dy ju duhet të vendoseni me radhë përballë njëri-tjetrit. Përzgjidhni numrat në vazo dhe banorët me numrin e njëjtë janë çift bashkë. Nuk lejohen ndryshimet.” – thuhet në zarfin e lexuar nga Gimbo.

Pasi të jetë formuar dyshja nga shorti, ata duhet të vendosin vetë se cili do të luajë rolin e personit që qëndron “akull i ftohtë” e serioz, dhe cili do të jetë “komediani” që do të përdorë çdo mjet për ta bërë tjetrin të qeshë brenda kohës prej 5 minutash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit