Ekspertët e plakjes së shëndetshme rekomandojnë një zakon të thjeshtë për jetëgjatësi: të pini një gotë ujë sapo zgjoheni, përpara kafesë apo çdo pije tjetër.
Sipas Emily Johnston, profesoreshë në NYU Langone, ky veprim nis hidratimin e trupit, ndihmon në transportin e lëndëve ushqyese, largimin e mbetjeve dhe lubrifikimin e nyjeve, dhe lidhet me plakjen më të ngadaltë biologjikisht.
Me moshën, ndjenja e etjes zvogëlohet, ndaj është e rëndësishme të sigurohet konsumimi i rreth dy litra ujë në ditë.
Për ta kthyer në zakon, rekomandohet të vendoset një gotë ujë pranë shtratit dhe të konsumohet sapo të zgjoheni, duke vijuar hidratimin gjatë gjithë ditës.









