Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas raportimeve mediale për koalicionin ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Reagimi i saj vjen pasi Koha.net raportoi se është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Ymeri u bëri thirrje qytetarëve që të mos bazohen në raportimet mediale.
“Koalicionet as nuk bëhen as nuk inicohen nga titujt mediatikë, pavarësisht nga cila media janë, e afërt me pushtetin ose jo”, ka shkruar ajo.
Deputetja e zgjedhur u bëri thirrje votuesve që t’u referohen vetëm deklarimeve zyrtare të partisë.
“Ftoj votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin zyrtar të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe organeve të partisë”, ka përfunduar Ymeri në reagimin e saj.








