Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se nuk do ta votoj asnjë kandidat partiak nga Lëvizja Vetëvendosje për president.
Ymeri ka thënë se deri më tani nga lista partiake e Lëvizjës Vetëvendosje janë propozuar Glauk Konjufca dhe Salih Zyba.
“Nuk do ta votoj asnjë kandidat partiak nga Lëvizja Vetëvendosje. Deri më tani kam parë vetëm propozime nga lista partiake si Glauk Konjufca e Salih Zyba”, ka thënë Ymeri.
Ndërsa për Vjosa Osmanin, Ymeri tha se në këtë moment emri i Osmanit nuk është ofruar as si opsion nga pushteti.
“Vjosa Osmani nuk është propozuar ende si kandidate, nëse propozohet një kandidat i partisë VV, numrat e vet partisë në pushtet nuk qëndrojnë për dy kandidatë njëkohësisht. Prandaj në këtë moment Vjosa nuk është ofruar as opsion nga pushteti. Kur të ofrohet opsion mund të më pyesni”.









