“Yesssssss!”, si festuan Bebe Rexha dhe Rita Ora golin kundër Serbisë

Goli i shënuar nga Rei Manaj në minutën shtesë të pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë bëri që të mos mbeste shqiptar pa u hedhur përpjetë (në kuptimin e parë të fjalës). Ndërkohë që në internet qarkullojnë video të shqiptarëve duke festuar anekënd botës, nuk kanë mbetur pas as figurat e njohura si Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Këngëtarja me origjinë nga Dibra Bebe Rexha, ka shprehur emocionet e saj pas fitores madhështore të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë. Me krenarinë që e karakterizon sa herë bëhet fjalë për rrënjët e saj, artistja ka ndarë në Instagram Story një moment nga ndeshja, duke shkruar:

“Yesssssssssss”

Postimi i saj u shoqërua me videon e fitores dhe flamurin kuqezi, si një shenjë e dashurisë dhe mbështetjes që ajo ka për vendin e origjinës.

Në një tjetër moment, Bebe ka shpërndarë edhe logon e faqes zyrtare të @albania_national_team, duke treguar se e ka ndjekur me emocion çdo sekondë të ndeshjes.

Në rrjetet sociale, fansat shqiptarë kanë shpërndarë me krenari reagimin e saj, duke e falënderuar për mbështetjen dhe për faktin që edhe pse larg, Bebe Rexha mbetet një nga zërat më të dashur që përfaqëson Shqipërinë me dinjitet dhe zemër.

“Yesssssss!”, si festuan Bebe Rexha dhe Rita Ora golin kundër

Ndaj kësaj fitoreje nuk ka mbetur indiferente as Rita Ora. Në heshtje dhe pa shumë zhurmë, ajo ka publikuar në story-t e saj të Instagramit një foto nga koncerti në Shqipëri, ku shihet e veshur nga koka te këmbët me flamurin kuq e zi. Nuk ka nevojë për fjalë, kjo pamje i shpreh të gjitha.

“Yesssssss!”, si festuan Bebe Rexha dhe Rita Ora golin kundër

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit