Xhuli ka ndarë një tjetër moment nga pritja e ëmbël, duke publikuar një fotografi nga ashensori, ku barku i rrumbullakosur ka tërhequr vëmendjen.
“Happy but tired”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se emocionet për ardhjen e bebushit janë të mëdha, por ditët e fundit të shtatzënisë po shoqërohen edhe me lodhje.
Xhuli është tashmë në javët e fundit të shtatzënisë dhe herë pas here po ndan me ndjekësit momente nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj, teksa pret ardhjen në jetë të bebushit.









