Xhevat Prekazi humb durimin me Rasimin, rroket me Partizanin e Beogradit e merr shembull Stalinin!

Rrallë e për mall del në opinionin publik, por kësaj radhe Xhevat Prekazi ka folur për Partizanin e Beogradit duke e kritikuar qasjen e tyre.

Në fakt, Xhevat Prekazi prapë habit me qëndrimet e tija, në vend që të distancohet nga futbollit serb një herë e përgjithmonë, ai sërish i kushton rëndësi atyre.

Në vend që të ikë nga Beogradi, të kthehet në Kosovë dhe të kërkojë falje për deklaratat e tij të mëhershme ndaj futbollit të Kosovës, tash .prapë e ka mendjen atje.

Prekazi tash rroket me Partizanin sepse nuk pajtohet me politikën e Rasim Lajiçit dhe i dhimbset ky klub.

Në vend që të del e të thotë hapur, se kombëtarja e Kosovës është një Brazil i dytë dhe e ka kaluar Serbinë me nivelin e rezultateve, ai merret me Rasimin e Partizanin.   

Media serbe “Kurir” e quan Xhevat Prëkazin legjendë e klubit Partizan dhe e futbollit serb.

Xhavat Prekazi (68 vjeç) zbulon se kishte biseduar me Rasim Lajiçin kur drejtuesit e rinj morën klubin rreth një vit e gjysmë më parë.

Prekazi kishte ofruar ndihmën e tij në atë kohë, por nuk mori kurrë përgjigje apo shpjegim pse ishte refuzuar.

 “Sinqerisht, nuk mendoj asgjë (për drejtuesit e rinj).

Ndjek më shumë basketbollin. Jam i zhgënjyer, por çfarë të bëj. Askush nuk mund të ma marrë dashurinë.

Është e njëjta gjë, kjo administratë tani është pothuajse si të mëparshmet, pothuajse pa dallim.

Vetëm shikoni.

Po dëgjoj këta ish-lojtarë që shkojnë në stadium, kush po stërvit në shkollë? Çfarë shkolle ka qenë ajo më parë, çfarë lojtarësh ka nxjerrë,” tha ai në një podcast “Kazneni prostor” dhe vazhdoi:

“Shikoni kombëtaren e Serbisë, kombëtaren e RFJ-së, atë të Serbisë dhe Malit të Zi, sa lojtarë janë nga Partizani.

Ata janë skeleti i kombëtares. Edhe sot, shumë prej tyre janë ish-lojtarë të Partizanit.

Ku kanë luajtur dhe ku luajnë sot. Trajnerët e Partizanit nuk dinë as të ecin”. 

Pasoi pyetja nëse Partizani mund të shpëtojë në aspektin organizativ, financiar dhe futbollistik.

“Mund të bëjë gjithçka, përveç në futboll.

Sepse aty duhet një pastrim i madh! Një fshesë e madhe! Duhet të vijnë njerëz që e kuptojnë futbollin.

Së pari ajo akademi, çfarë akademie është ajo? Ajo është shkollë. Kush janë trajnerët në shkollë?

Ata nuk dinë as të ecin, e jo më të jenë trajnerë futbolli”.

Ai shtoi se drejtuesit morën vendime pa procedura të rregullta.

“Erdhën pa Kuvend, pa asgjë dhe i bënë të gjitha këto. I thashë presidentit të klubit, sepse u takova me të, jo në stadium: nëse keni diçka në mendje për mua personalisht, po jua lehtësoj, më vendosni drejtor të shkollës.

Por duhet ta kem gjithçka me shkrim.

Nëse duhet të mbyll sytë për ndonjë lojtar për interes të klubit, duhet ta di.

Përndryshe, jam më i rreptë se Stalini.

Kjo është e vërteta e gjallë, dhe edhe sot jam i tillë. Tek unë, kur isha trajner, askush nuk mund të bënte çfarë të donte”, tha Prekazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit