spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Xhevahire Izmaku: S’ka pasë asnjë takim të ri me VV-në, ka mungesë të vullnetit politik

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar sot se nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri në përpjekjet për zgjidhjen e ngërçit institucional që ka paralizuar Kuvendin.

Në një prononcim për media, Izmaku theksoi se mungesa e përparimit nuk është vetëm çështje teknike apo procedurale, por thellësisht politike dhe morale.

“Ditët e fundit nuk ka pasë asnjë qëndrim të ri, asnjë takim të ri. Po duket që s’është më as procedurale, as juridike, mirëpo është më shumë morale. Ka mungesë totale të vullnetit politik të lidershipit të krejt partive të mëdha politike për ta gjetur një zgjidhje”, tha deputetja e Nismës.

Sipas saj, Nisma ka qenë e hapur për dialog dhe ka mbështetur krijimin e një mazhorance përmes konsensusit dhe marrëveshjes mes partive.

“Nisma ka qenë dhe është që të krijohet një mazhorancë në tavolinë. Pra, të ndërtohet marrëveshje politike dhe të zgjidhen këto probleme dhe ky ngërç politik”, shtoi ajo.

Kujtojmë se edhe sot për të 43-të herë me radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit