Baseli zhgënjeu si vendas duke luajtur baras (0:0) me St. Gallenin, në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Zvicrës.
Kapiteni Xherdan Shaqiri humb penalltinë në duel me St. Gallenin.
Në minutën e 52-të Shaqiri nuk shënoi nga penalltia.
Goditjen e tij e priti portieri i St. Gallenit, Laërence Ati Zigi.
Ai e humbi penallti edhe më 9 nëntor në humbjen e Baselit nga Lugano me rezultatin, 1:0.
14 minuta më vonë Shaqiri u zëvendësua nga futbollisti Albian Ajeti.
Behar Neziri u paraqit titullar për ekipin e St. Gallenit e Albert Vallçi nga minuta e 59-të.
Pas javës së 15-të në Kampionatin e Zvicrës, St. Galleni zë vendin e dytë me 28 pikë e Baseli, kampion në fuqi, është në të 15-tin me 24.






