spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Xherdan Shaqiri e kryen punën!

Kapiteni Xherdan Shaqiri është alfa dhe omega e ekipit të Baselit.

Asistimi i tij ishte vendimtar për fitoren e kampionit në fuqi të Zvicrës, Baselit, me rezultat 1:0 në konak të Sionit.

Futbollisti Junior Ze shënoi në minutën e 14-të falë asistimit të Shaqirit.

Rilind Nivokazi e Benjamin Kololli u paraqitën nga minuta e parë për Sionin.

Kololli u zëvendësua në minutën e 68-të e Nivokazi në të 75-tën.

Shaqiri e Albian Ajeti luajtën nga minuta e parë për Baselin, Ajeti u zëvendësua në minutën e 62-të dhe Shaqiri në të 72-tën.

Pas javës së pestë Baseli zë vendin e tretë me 8 pikë e ka dy më shumë se Sioni në të katërtin. Duhet theksuar se kjo ishte humbja e parë për Sionin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit