Kristiano Ronaldo ka festuar pak ditë më parë 40-vjetorin e lindjes dhe partnerja e tij, Xheorxhina Rodrigez, e ka uruar me një postim në rrjetet sociale ku i shpreh dashurinë dhe vlerësimin e madh që ndjen për të.
Modelja ka publikuar një foto të dyshes së bashku si edhe një tjetër me fëmijët e tyre.

Në tekstin që shoqëron postimin, Rodrigez shprehet se ndihet mirënjohëse që Kristiano është pjesë e jetës së saj teksa shkruan: “Falënderoj Zotin që më dha një njeri si ti!”
Postimi i plotë:
“Urime dashurisë sonë të madhe, falënderoj Zotin që më dha një njeri si ti dhe e falenderoj jetën që na dha dhuratën më të madhe, familjen tonë, fëmijët tanë. Për jetën tonë së bashku dhe përqafimet tona të ngrohta. Gjithë të mirat për më të mirin ”, shkruan Xheorxhina e ndërsa poshtë postimit ka marrë pafund urime nga miqtë dhe fansat me rastin e datëlindjes së partnerit të saj.






