Xheneta Fetahu reagon pas publikimit të pamjeve nga varrimi i vëllaut të Gjestit: Tregoni mëshirë dhe respekt

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka reaguar ashpër në rrjete sociale pas publikimit të videove dhe fotove nga varrimi i vëllaut të Gjestit, duke bërë thirrje për ndjeshmëri dhe respekt ndaj familjes së pikëlluar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xheneta e quajti të papranueshme kthimin e momenteve të dhimbshme në skena për rrjete sociale:

“Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllaut të Gjestit, kthehen në skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale. Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij,” ka shkruar ajo.

Xheneta ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që i është bërë nga familja e Gjestit dhe ka bërë thirrje të ndalen shpërndarjet e pamjeve nga ceremonia mortore:

“Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale”, ka shkruar Xheneta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit