spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“Xhelati si viktimë” – Fetoshi: Lista Serbe paska “vajtuar” në takim me Kallas

Drejtuesit e Listës Serbe kanë vazhduar fushatën e tyre të viktimizimit, këtë herë në takimin me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Përmes një narrative të njohur për komunitetin ndërkombëtar, ata kanë paraqitur pretendime të rreme për “terror” ndaj serbëve në Kosovë, duke fshehur faktin se autoritetet kosovare po ndërmarrin veprime të ligjshme ndaj strukturave kriminale.

Kjo strategji, siç thekson Arben Fetoshi, drejtor i institutit “Octopus”, është pjesë e një loje të gjatë e të mirëkoordinuar nga Beogradi.

“Drejtuesit e Listës Serbe paskan “vajtuar” sërish, edhe në takimin me shefen e diplomacisë evropiane, znj. Kallas, duke i kamufluar qëllimet hegjemoniste të komandës së saj në Beograd, përmes narrativës së ‘viktimës’.

E paskan përsëritur ‘ankesën’ se ‘populli serb po përjeton terror nga Kurti’, por nuk i kanë treguar se bëhet fjalë për luftim të bandave kriminale e mbyllje të strukturave minuese të një shteti tjetër, dhe nuk i kanë treguar se para pak ditësh kanë marrë një fond të majmë nga Kosova për mbështetjen e tyre si parti.

Paskan kërkuar prani më të madhe të KFOR-it (ushtarët e të cilit s’ka shumë që i kanë sulmuar e gjakosur), që tregon përpjekjen e tyre për delegjitimim të institucioneve të Kosovës, duke kalkuluar sigurimin e parakushteve për një “republikë serbe 2.0” në shtetin e Kosovës”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.

Fetoshi thekson se retorika për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk është tjetër veçse një vegël për të cenuar sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Pra, me retorikën perfide për ‘nevojën’ e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ata nuk e fshehin planin kundër institucioneve, autoritetit dhe sovranitetit të Kosovës në atë territor. I njëjti tregim i stisur që vetëm ndryshon formë, nga Vuçiqi, Djuriqi e Petkoviqi deri te Kisha Ortodokse apo Akademia e tyre e Shkencave.

Duke shpifur e vajtuar për ‘ngacmime e sulme’ nga shqiptarët, Serbia – edhe përmes Listës Serbe – po synon ta thellojë ndarjen, të nxisë destabilizim, t’i demonizojë institucionet dhe ta minojë rendin kushtetues të Kosovës, ndërkohë që vazhdon e ‘papenguar’ politikën e spastrimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës përmes ‘pasivizimit të adresave’”, ka shtuar Fetsohi.

Në përfundim, Fetoshi bën thirrje që BE-ja dhe Kaja Kallas të mos bien pre e kësaj strategjie të vjetër mashtruese të “xhelatit si viktimë”.

“Një strategji e vjetër manipulimi e ‘xhelatit si viktimë’, e cila po përgatit terrenin për të inskenuar ‘rezistencë civile’, duke kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhe vetë BE-në, demokracinë e praninë perëndimore në rajon.

Sot Kosova vërtet është në ‘ethet demokratike’ për institucionet e reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, por kjo s’do të thotë që znj. Kallas (nënkupto: të gjithë faktorët ndërkombëtarë) të mos e “ndëshkojë” edhe më tutje lojën mashtruese të ‘vëllazërisë sllave’ në Ballkan”, ka shkruar më tej Fetoshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit