Në homazhet për viktimat e masakrës në Rezallë, Xhavit Jashari kritikoi Shkelzen Gashin, duke e quajtur “idiot”, për shkak të një ekspozite në Prishtinë që sipas tij shtrembëron historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari tha se do të vazhdojnë reagimet dhe protestat kundër çdo përpjekjeje për të njollosur luftën e UÇK-së.
“ Në vend që këto institucione ta ngrisin zërin dhe nuk e kanë as një fjalë të vetme për t’i bërë thirrje Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian për ta rishikuar rezolutën mbi të cilën është ngritur Gjykata Speciale për t’i bërë padrejtësi luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata financojnë njerëz të tillë që burim të informatave e kanë ish pushtuesin tonë, Serbinë dhe shërbimin sekret të këtij shteti. Prandaj ne edhe atë ditë kemi thënë që do të bëjmë edhe kallëzim pranë organeve të drejtësisë. Mirëpo meqenëse ndërhyrja e prokurorisë dhe marrja në intervistë, atë idiot po e them prapë, i cili dihet qëllimi për çka e ka bërë edhe atë ekspozitë siç e thashë ishte shtrembërimi i historisë”, tha ai.









