spot_img
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Xhavit Drenori nderon nënën në ditën e betimit si asamblist i Drenasit

Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare Green për Drenasin ka fituar mandatin e asamblistit në zgjedhjet komunale të tetorit, duke siguruar besimin e qytetarëve dhe një ulëse në Kuvendin Komunal të Drenasit, i cili përbëhet nga 27 asamblistë nga parti të ndryshme politike.

Sot, në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna, Drenori së bashku me asamblistët e tjerë dhe kryetarin Ramiz Lladrovci dhanë betimin për shërbimin katërvjeçar ndaj qytetarëve të Drenasit.

Para betimit zyrtar, Drenori ka ndarë një moment emocionale në rrjetet sociale, duke treguar se simbolikisht ka marrë “bekimin” e nënës së tij të ndjerë. Ai publikoi një dedikim të ndjerë, ku shkruan:

“Nënës sime të dashur, me gjithë zemrën ia kërkova bekimin. Me këtë bekim sot ndjej qetësi, forcë shpirtërore dhe vendosmëri. I mbështetur nga dashuria e saj dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve, po e marr me nder dhe përkushtim betimin tim si asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit