Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e NISMA-së, Xhevahir Izmaku ka publikuar një video të veçantë.
Ajo nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook ka ndarë momente nga takimi me prindërit e saj.
“Sot e nisa ditën në mënyrën më të bukur – me prindërit e mi, duke pirë çaj dhe duke ndarë momente të ngrohta bashkë. Këto janë çastet që më japin forcë dhe motivim për të vazhduar këtë rrugëtim”, ka shkruar ajo sipër videos.








